Zhgënjim i madh te Gjermania. Eliminimi të dhemb gjithmonë dhe skuadra e Joachim Low i dha lamtumirën Euro 2020 pas humbjes 2-0 ndaj Anglisë së Southgate.
Edhe pse është e vështirë të flasësh pas një disfate të tillë, kapiteni Manuel Neuer shpjegon se çfarë nuk funksionoi dje në “Wembley”.
“Kishim një mundësi të mirë të triumfonim ndaj një skuadre të fortë. Nuk ia dolëm dhe jemi jashtëzakonisht të zhgënjyer. Luajtëm shumë me topa të gjatë, sulmuesit tanë e kishin të vështirë t’i shfrytëzonin topat.
Nuk na funksionuan as pasimet diagonale, kështu që nuk mundëm ta lëndonim Anglinë aq sa duhet dhe aq sa dëshironim ne“, deklaroi portieri i Bayern Munchen. /abcnews.al

