Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, ka vizituar sot ushtarët në Rripin verior të Gazës, gjatë një armëpushimi katërditor me Hamasin. Një marrëveshje kjo e arritur për herë të parë që nga fillimi i luftës.
“Ne po bëjmë çdo përpjekje për t’i kthyer pengjet të gjithë,” thotë Netanyahu.
Gjithashtu ai ka nënvizuar se tre qëllimet kryesore në këtë luftë janë eliminimi i Hamasit, shpëtimi i pengjeve, dhe sigurimin që Gaza të mos jetë më një kërcënim për shtetin e Izraelit.
“Asgjë nuk do të na ndalojë deri sa të jemi të bindur se kemi arritur të gjitha objektivat në këtë luftë”, ka thënë ndër të tjera ai.
/abcnews.al/