Netanyahu: Vendosa të flas në OKB pas “gënjeshtrave dhe shpifjeve “për Izraelin

schedule15:50 - 27 Shtator, 2024

schedule 15:50 - 27 Shtator, 2024

Benjamin Netanyahu tha se nuk kishte ndërmend të merrte pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së këtë vit, por kryeministri izraelit ndryshoi mendje pasi dëgjoi “gënjeshtra dhe shpifje” kundër Izraelit në këtë podium.

“Vendi im është në luftë, duke luftuar për jetën e tij”, shtoi ai.

Në një fjalim në asamblenë e përgjithshme të OKB-së, Benjamin Netanyahu tha se vendi i tij nuk do të pushojë derisa pengjet e mbetura të kthehen në shtëpi dhe se do të luftojë për paqe.

“Nuk ka vend në Iran që “krahu” i Izraelit nuk mund ta arrijë dhe kjo është e vërtetë për të gjithë Lindjen e Mesme,” tha Netanyahu në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

“Ne po fitojmë,” tha ai.

/abcnews.al