Netanyahu reagon për atentatin ndaj Trump: Jemi të tronditur, sulme të tilla të parandalohen

schedule09:36 - 16 Shtator, 2024

schedule 09:36 - 16 Shtator, 2024

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është shprehur i tronditur për atentatin ndaj ish-presidentit Donald Trump.

“U tronditëm nga atentati i dytë kundër ish-Presidentit Trump dhe u qetësuam kur dëgjuam se dështoi. Por ne nuk duhet të mbështetemi te fati”, shkroi ai në një reagim në platformën X.

“Ne dërgojmë urimet tona më të mira për Donald dhe Melani, së bashku me shpresat tona se do të merren të gjitha masat për të siguruar që sulme të tilla vdekjeprurëse ndaj një kandidati për presidencën amerikane të parandalohen paraprakisht”, ka thënë ai.

/abcnews.al/