Kryeministri Benjamin Netanyahu u takua të mërkurën me homologun e tij holandez, Mark Rutte, në Jerusalem.
Gjatë takimit të tyre, i katërti që nga shpërthimi i luftës, Netanyahu i tha kryeministrit holandez se hyrja në Rafah është thelbësore për realizimin e qëllimeve të luftës dhe se njohja e njëanshme e shtetit palestinez do të konsiderohej një arritje nga Hamasi, shkruan The Jerusalem Post.
Liderët diskutuan çështjen e ndihmës humanitare. Netanyahu i bëri thirrje Rutte që t’i bashkohet nismës së korridorit detar dhe e falënderoi atë për ngrirjen e ndihmës për UNRWA.
Ai gjithashtu theksoi se Izraeli është i vendosur të zëvendësojë agjencinë në Rripin e Gazës pa kompromentuar ndihmën./abcnews.al