Netanyahu pezullon akordin me OKB-n për emigrantët

schedule13:03 - 3 Prill, 2018

schedule 13:03 - 3 Prill, 2018

Izraeli ka pezulluar marrëveshjen me Kombet e Bashkuara për shpërndarjen e azilkërkuesve afrikanë për në vende europiane. Kjo u njoftua nga kryeministri Netanjahu, i cili kërkon të rishikojë kushtet e marrëveshjes.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, ka njoftuar pezullimin e aplikimit të marrëveshjes me Komisariatin e Lartë për Refugjatët në OKB për zhvendosjen e azilkërkuesve afrikanë drejt vendeve perëndimore.

“Kam vendosur të pezulloj zbatimin e këtij akordi dhe të rivlerësoj kushtet”, ka shkruar Netanjahu në llogarinë e tij në Facebook, duke shpjeguar se ka lexuar me kujdes kritikat kundër kësaj marrëveshje që prek mbi 16 mijë emigrant afrikanë.

Sipas akordit, Izraeli ishte angazhuar në “dhënien e statusit të rezidentit të përkohshëm”, të gjithë emigrantëve që do të largoheshin nga shteti hebre. Netanjahu ka njoftuar se do të takohet me azilkërkuesit në Tel Aviv, ku jetojnë pjesa më e madhe e tyre.

“Jam i vëmendshëm ndaj kritikave dhe do të takoj përfaqësuesit tuaj”, ka shkruar kryeministri në mesazhin e tij.

Sipas Komisariatit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, marrëveshja parashikon që autoritetet izraelite “të zhvillojnë programe për të nxitur azilkërkuesit të transferohen nga Tel Avivi”.

UNCHR ka shprehur shqetësim për një plan të mëparshmë të qeverisë së shtetit hebre që kërkonte riatdhesimin e azilkërkuesve, edhe në vendet e tyre të origjinës.

Shefi i qeverisë shpegoi arsyet e dështimit të këtij plani për transferimin e emigrantëve në një vend të tretë, përfshirë Ruandën, duke thënë se këto vende refuzojnë pranimin e emigrantëve nga Izraeli. Ndërkohë, së fundmi mijëra persona protestuan kundër riatdhesimit të azilkërkuesve afrikanë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!