Netanyahu: Pengjet e liruara nga Hamasi janë nën kujdesin e Forcave të Mbrojtjes izraelite

schedule21:56 - 20 Tetor, 2023

schedule 21:56 - 20 Tetor, 2023

Hamasi ka liruar shtetaset amerikane Judith Tai Raanan dhe vajzën e saj 17-vjeçare Natali Raanan, të cilët u rrëmbyen gjatë sulmit kundër Izraelit gati dy javë më parë, sipas Zyrës së Kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu.

Sipas familjes së tyre, Raanans janë nga Çikago dhe kishin vizituar të afërmit në Kibbutz të Nahal Oz në jug të Izraelit kur u sulmua nga Hamasi.

Ato u dërguan në një bazë ushtarake izraelite për t’u ribashkuar me familjen, sipas një deklarate nga zyra e kryeministrit.

Dy amerikanet janë aktualisht nën kujdesin e Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, tha zëdhënësi i IDF, Daniel Hagari.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!