Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu pas lirimit të 13 pengjeve nga Hamasi ka thënë se Izraeli është i përkushtuar deri në lirimin e të gjithë pengjeve.
“Dua të theksoj për të gjithë dhe për familjet e pengjeve dhe qytetarët e Izraelit se ne jemi të përkushtuar për kthimin e të gjithë të rrëmbyerve. Ky është një nga qëllimet kryesore”, tha ai.
Gjithashtu kryeministri izraelit tha se pengjet i janë nënshtruar edhe një kontrolli mjekësor.
Nga ana tjetër, Benny Gantz, kreu i partisë opozitare të Unitetit Kombëtar, i cili iu bashkua këshillit të luftës të qeverisë, tha se lirimin e pengjeve është një detyrim.
/abcnews.al/