Netanyahu: Nëse Hamasi dorëzohet, lufta do të përfundojë

schedule12:49 - 13 Maj, 2024

schedule 12:49 - 13 Maj, 2024

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se ata do t’i japin fund sulmeve të tyre në Rripin e Gazës “nëse Hamasi lëshon armët, dorëzohet dhe dorëzon pengjet izraelite” dhe pretendoi se opsioni që Hamasi të largohet nga Rripi i Gazës është mbi tavolinë.

Në intervistën e tij me shkrimtarin amerikan Dan Senor, Netanyahu deklaroi se Izraeli është i gatshëm t’i japë fund sulmeve të tij në Gaza nëse Hamasi i dorëzon armët nën hijen e marrëveshjes së armëpushimit dhe shkëmbimit të të burgosurve të pranuar nga Hamasi, por të refuzuar nga Izraeli.

“Nëse Hamasi lëshon armët, dorëzohet dhe dorëzon pengjet, lufta mund të përfundojë nesër. Opsioni (i udhëheqjes së Hamasit) për të shkuar në mërgim është ende i vlefshëm, ne gjithmonë mund ta diskutojmë atë, por çështja më e rëndësishme është nëse dorëzojnë armët, lufta do të përfundojë”.

Hamasi miratoi propozimin e armëpushimit

Shefi i Byrosë Politike të Lëvizjes Hamas, Ismail Haniyeh, më 6 maj informoi Katarin dhe Egjiptin se miratoi propozimet e tyre në lidhje me marrëveshjen e armëpushimit në Rripin e Gazës.

Pasi Hamasi njoftoi se kishte miratuar “propozimet e armëpushimit” të dërguara nga Katari dhe Egjipti, Kabineti i Luftës i Izraelit vendosi të vazhdojë sulmet në Rafah.

Në deklaratën e saj më 6 maj, ushtria izraelite kërkoi evakuimin e disa lagjeve në lindje të Rafahut, ku u strehuan palestinezët e zhvendosur me forcë, dhe në mëngjesin e 7 majit, filloi një sulm tokësor në rajonin Rafah të Gazës dhe njoftoi se kishte pushtuar anën e Gazës të portës kufitare me Egjiptin.

Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetor u vranë më shumë se 35 mijë palestinezë, duke përfshirë të paktën 15 mijë fëmijë dhe 10 mijë gra dhe 78 mijë e 641 njerëz u plagosën.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!