Netanyahu mohon akuzat për korrupsion

schedule13:56 - 1 Mars, 2019

schedule 13:56 - 1 Mars, 2019

Edhe pse rrezikon 10 burg, kryeministri i Izraellit, Benjamin Netanyahu vazhdon të mohojë akuzat për korrupsion, duke e konsideruar këtë hetim si një gjueti shtrigash të paprecedentë.

Benjamin Netanyahu e konsideron një persekutim politik. Prokurori i përgjithshëm i Izraelit konfirmoi se ka ndërmend të vazhdojë me akuzat për korrupsion ndaj kryeministrit. Probleme të tjera parashikohen dhe në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, ku një komision akuzon Izraelin për krime ndaj njerëzimit në Rripin e Gazës gjatë manifestimeve ku një vit më parë u vranë 189 persona.

Kreu i ekzekutivit të Izraelit u shpreh se e majta në vend nuk e mund dot në kutitë e votimit sepse në tre vitet e fundit nuk ka bërë asgjë tjetër përveç se një persekutimi politik kundër tij, një gjueti shtrigash të paprecedentë me qëllimin e vetëm për të rrëzuar të djathtën që ai drejton dhe për të sjellë në pushtet të majtën e Lapid e Gantz. Nëse kryeministri do të dënohej për korrupsion do të rrezikonte deri në 10 vjet burg edhe pse është e pamundur që t’i jepet dënimi maksimal. Do të ishte hera e parë në historinë e Izraelit që një kryeministër në fuqi do të dënohej./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!