Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Netanyahu: Lufta nuk duhet të përfundojë përpara se Izraeli të vrasë udhëheqësit e Hamasit

schedule19:02 - 5 Shkurt, 2024

schedule 19:02 - 5 Shkurt, 2024

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, tha të hënën se “lufta nuk duhet të përfundojë” përpara se Izraeli të vriste udhëheqësit e Hamasit. 

“Qëllimi ynë është një fitore absolute mbi Hamasin. Ne do të vrasim udhëheqjen e Hamasit, prandaj ne duhet të vazhdojmë të veprojmë në të gjitha zonat e Rripit të Gazës. Lufta nuk duhet të përfundojë para kësaj. Ajo do të marrë kohë – muaj e jo vite,” ai tha në një takim të fraksionit të partisë së tij, Likud.

Në të kaluarën, Izraeli nuk e ka fshehur qëllimin e tij për të vazhduar gjuetinë e udhëheqësve të Hamasit shumë kohë pas përfundimit të luftës.

Netanyahu gjithashtu ka thënë më parë se lufta kundër Hamasit “do të jetë një luftë e gjatë”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!