Netanyahu kthehet në gjyq, zbulon se po përballet me sfida shëndetësore

schedule11:32 - 10 Shkurt, 2025

schedule 11:32 - 10 Shkurt, 2025

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha këtë të hënë në rifillimin e gjyqit të tij për korrupsion se ai po përballet me “sfida shëndetësore”.

Netanyahu nuk u paraqit në gjykatë javën e kaluar për shkak se ishte në një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe një javë më parë seanca u shty për shkak se një nga gjyqtarët ishte me grip.

Në fillim të seancës së sotme,  Netanyahu tha se po përballej me “sfida shëndetësore” dhe se po merrte doza të forta antibiotikësh.

Netanyahu zbuloi se ai tani duhet të marrë 1500 miligramë antibiotikë në ditë.

Gjyqi i kryeministrit izraelit filloi në vitin 2020 dhe ai akuzohet për ryshfet, mashtrim dhe shkelje të besimit.

Netanyahu u deklarua i pafajshëm për të tre pikat./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!