“Izraeli është vendi i parë në botë që del nga Covid-19”, kështu është shprehur kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.
Ai gjithashtu tha se tashmë vendi e ka lënë pas krahëve situatën emergjente dhe pritet që deri në fund të marsit, e gjithë popullsia të vaksinohet, shkruajnë mediat e huaja.
“Por nuk duhet të mungojë vigjilenca. Ne do të duhet të vazhdojmë me maska, distancim shoqëror, të zbatojmë rregullat për lëvizjet jashtë vendit si edhe masat e karantinimit sepse ende kemi raportim të rasteve”, u shpreh më teja ai.
Ndërkohë kryeministri izraelit u vaksinua për Covid, ndërsa ishte në transmetim live.
/abcnews.al/