Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Netanyahu humb pushtetin pas 12 vitesh, opozita izraelite arrin marrëveshjen për qeverinë

schedule22:47 - 2 Qershor, 2021

schedule 22:47 - 2 Qershor, 2021

Partitë e opozitës izraelite kanë arritur marrëveshje për të formuar qeverinë e re që i jep kështu fund mandatit 12-vjeçar të Benjamin Netanyahu si kryeministër.

Yair Lapid, udhëheqësi i partisë qendrore Yesh Atid, njoftoi se marrëveshja e koalicionit të unitetit u arrit me sukses, përcjell abcnews.al.

Sipas një marrëveshje rotacioni, kreu i partisë së krahut të djathtë Yamina, Naftali Bennett, do të shërbente si kryeministër përpara se t’i dorëzohej Lapid.



Në një deklaratë, Lapid tha se e kishte informuar Presidentin Reuven Rivlin për marrëveshjen, duke shtuar: “Unë premtoj se kjo qeveri do të punojë në shërbim të të gjithë qytetarëve izraelitë, atyre që e votuan atë dhe atyre që nuk e bënë atë. “Ajo do të respektojë kundërshtarët e saj dhe do të bëjë gjithçka që është në fuqinë e saj për të bashkuar dhe lidhur të gjitha pjesët e shoqërisë izraelite.”

Rivlin i ka bërë thirrje parlamentit që të mblidhet sa më shpejt të jetë e mundur për të mbajtur votën e besimit. Nëse koalicioni nuk arrin të fitojë mbështetjen e një mazhorance në Knesset me 120 vende, ekziston rreziku që vendi të shkojë në zgjedhje për herë të pestë në dy vjet.

Partia e krahut të djathtë të Netanyahu, Likud, fitoi më shumë vende në zgjedhjet të marsit, por ai nuk ishte në gjendje të formonte një koalicion qeverisës pasi iu dha mandati. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!