Netanyahu: Hamasi është pengesa për t’i dhënë fund luftës në Gaza

schedule16:16 - 5 Shtator, 2024

schedule 16:16 - 5 Shtator, 2024

Hamasi dhe Izraeli drejtojnë gishtin nga njëri-tjetri si pengesë për t’i dhënë fund luftës në Gaza.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu deklaroi sot në rrjetin amerikan Fox News se “pengesë për përfundimin e luftës dhe lirimin e pengjeve është Hamasi, i cili masakroi gjashtë pengje duke i qëlluar në kokë.”

“Nuk është Izraeli dhe nuk jam unë”, tha ai, duke iu përgjigjur akuzave se po e zgjat luftën për mbijetesën e tij politike.

“Nuk më shqetëson e ardhmja ime politike, por e ardhmja e Izraelit. Lufta do të kishte përfunduar dje nëse Hamasi do të kthente pengjet. Por Hamasi refuzon ta bëjë këtë”./abcnews.al