Netanyahu: Do të sulmojnë Rafah edhe pa mbështetjen e SHBA-së

schedule15:11 - 22 Mars, 2024

schedule 15:11 - 22 Mars, 2024

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu i ka thënë Sekretarit të Shtetit të SHBA-së se Izraeli do të sulmojë Rafah.

Netanyahu, në një bisedë me Antony Blinken, i cili ndodhet në Izrael, tha se ai shpresonte se do të kishte mbështetje nga SHBA. Por ai tha gjithashtu se Izraeli ishte i përgatitur të hynte në qytet pa mbështetjen e aleatit të tyre kryesor.

Rreth 1.5 milionë palestinezë janë të strehuar në qytetin Rafah, i cili është kthyer në një kamp masiv refugjatësh.

Njerëzit nga qytetet dhe fshatrat në veri janë zhvendosur në Rafah pas sulmeve të vazhdueshme në Gaza.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!