Netanyahu: Bisedimet për armëpushimin me Hezbollahun do të vazhdojnë

schedule09:21 - 27 Shtator, 2024

schedule 09:21 - 27 Shtator, 2024

Izraeli diskutoi dje propozimet e SHBA-së për një armëpushim me Libanin dhe do të vazhdojë bisedimet në ditët në vijim, tha sot kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu , duke shtuar se ai vlerëson përpjekjet e SHBA-së.

“Ekipet tona u takuan dje për të diskutuar nismën amerikane dhe mënyrat për të arritur qëllimin tonë të përbashkët për t’i kthyer njerëzit në shtëpi të sigurt.

Ne do të vazhdojmë këto diskutime në ditët në vijim”, tha Netanyahu në një deklaratë.

Ky njoftim i kryeministrit izraelit u bë pasi ministri i Jashtëm i qeverisë së tij, Israel Katz , vuri në dukje dje se nuk do të ketë armëpushim në kufirin verior të Izraelit, në një kohë kur Forcat Ajrore izraelite po kryejnë bombardimet më të rënda në dekada kundër Hezbollahut.

Në njoftimin e kryeministrit izraelit nuk përmenden deklaratat e Katz-it apo politikanëve të tjerë izraelitë, të cilët gjithashtu kanë hedhur poshtë mundësinë e një armëpushimi me Hezbollahun, por theksohet se “shumë informacione të pasakta qarkullojnë për nismën e udhëhequr nga SHBA-të. për një armëpushim”.

Dje, pasi Netanyahu u nis për në Nju Jork, ku pritet të mbajë një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së pasditen e sotme, rreth orës 15:30.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!