Netanyahu: Autoriteti Palestinez nuk do të ketë asnjë rol në Gaza

schedule22:35 - 11 Nëntor, 2023

schedule 22:35 - 11 Nëntor, 2023

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu përjashtoi një rol të qeverisë aktuale të Autoritetit Palestinez në Gaza pasi të përfundojë lufta midis Izraelit dhe Hamasit.

“Do të duhet të ketë diçka tjetër atje,” tha Netanyahu, kur u pyet nëse Autoriteti Palestinez, i cili ka kontroll të pjesshëm administrativ në Bregun Perëndimor të pushtuar, mund të qeverisë Gazën pas luftës, shkruan Al Jazeera.

“Nuk do të ketë një autoritet civil që i edukon fëmijët e tyre të urrejnë Izraelin, të vrasin izraelitët, të zhdukin shtetin e Izraelit”, deklaroi Netanyahu./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!