Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu thotë se “asnjë presion” nga aleatët e Izraelit nuk do ta ndalojë qeverinë e tij të vazhdojë luftën kundër Hamasit.
“Nuk ka asnjë presion, asnjë presion që mund ta ndryshojë këtë”, tha kryeministri izraelit ndërsa vizitoi sot ushtarët izraelitë në jug, shkruan Sky News.
“Ne jemi të përkushtuar për të vazhduar luftën derisa të arrijmë të gjitha qëllimet e saj, që do të thotë eliminimin e Hamasit, lirimin e të gjithë pengjeve dhe premtimin se Gaza nuk do të përbëjë më kërcënim për Izraelin.”
Ajo vjen pasi SHBA propozon një projekt-rezolutë të OKB-së që bën thirrje për një armëpushim të përkohshëm dhe kundërshton një ofensivë të madhe tokësore në Gaza, pasi Joe Biden paralajmëroi Izraelin që të mos ecë përpara me operacionin./abcnews.al