Netanyahu akuza Hamasit: Kundërshton marrëveshjen e Uashingtonit për armëpushimin!

schedule16:25 - 12 Shtator, 2024

schedule 16:25 - 12 Shtator, 2024

Benjamin Netanyahu ka kritikuar sërish qëndrimin e Hamasit për faktin se ende nuk është arritur marrëveshje për armëpushimin në Rripin e Gazës dhe lirimin e pengjeve.

Ai nënvzion se Izraeli ka pranuar planin përfundimtar të Uashingtonit. Në deklaratën e lëshuar nga zyra e kryeministrit izraelit, thuhet; “Hamasi po përpiqet të fshehë faktin se vazhdon të kundërshtojë marrëveshjen për lirimin e të rrëmbyerve dhe po e bllokon atë. Izraeli, nga ana e tij, pranoi ofertën përfundimtare të ndërmjetësimit të bërë nga Shtetet e Bashkuara më 16 gusht, ndërsa Hamasi e refuzoi ofertën dhe madje vrau me gjakftohtësi gjashtë nga pengjet tanë”. Por nga ana tjetër Hamasi njoftoi një natë më parë se ekipi i tij negociator u takua me kryeministrin e Katarit, Mohammed al-Thani, dhe shefin e inteligjencës së Egjiptit, Abbas Kamal ku edhe u diskutuan kushtet e marrëveshjes së armëpushimit dhe lirimi i pengjeve izraelite.

Deklarata e organizatës thotë se është gati të arrijë menjëherë një armëpushim bazuar në propozimin e mëparshëm të SHBA-së, pa shtuar kushte të reja shtesë.

/abcnews.al/