Ish ambasadori Agim Nesho, i ftuar në studion e Abc News ka folur ndër të tjera për manifestimin e mbrëmshëm të Presidentit Ilir Meta, në mbrojtje të Kushtetuës, siç e quan ai.
Nesho ishte një ndër folësit para qytetarëve. I pyetur nga gazetarja Juli Xhokaxhi se sa i shkon ky artikulim Presidentit të Republikë, ndërsa është aluduar se Meta po ndërmerr një lëvizje të re politike. Nesho lidhur me këtë tha se nuk e mendon një gjë të tillë.
“Në formën e manifestimit mesazhi i Presidentit ishte shumë mirë. Nuk mendoj se ka nisur një lëvzije të re. Por njerëzit mendojnë kështu. Këtë duhet ta shohë edhe opozita, a e bën mirë roline saj? Në shumë raste mbeti peng e vendimarrjes. Kemi arritur në një pikë që kjo demokracia jonë po zhduket. Ne shqiptarët e kemi shumë të lehtë të tregojmë personin. Mos e personalizoni te individët. Ajo që i shërben popullit është çështja. Dhe kjo e detyroi presidentin Meta që luajit rolin e një populisti”, tha Nesho, duke shtuar se Rama eshte toksik dhe po kontaminon vendin rrjedhimisht duhet të largohet.
I pyetur më tej nëse është ndjerë dje Lulzim Basha në vështirësi, Nesho tha: “Ka dy gjëra, karakterin e Presidentit e krahasojnë me liderat si Sali Berisha dhe Fatos Nano. Lidei i opozitës është një lider i ri perëndimor që ka bërë një punë të jashtëzakonshme. Mendoj se ka aftësinë dhe formimin intelektual sepse bëri një hap të guximshëm. Nesër do vijë Lulzim Basha dhe ne do e shohim si administrator i Shqipërisë”, tha ish ambasadori. /abcnews.al