Të gjithë po presin me padurim Euro 2020, kompeticion si zhvillohet mes datave 12 qershor-12 korrik të verës. Vera po afron, por nuk përjashtohet shtyrja e Europianit për shkak të koronavirusit.
The Sun jep lajmin e bujshëm që po qarkullon në qeverinë europiane të futbollit. Nesër hidhet në Amsterdam shorti për sezonin 2020-2021 të Nations League. Përpara hedhjes së goglave, do të zhvillohet një Asamble e Jashtëzakonshme me gjithë 55 federatat europiane për të diskutuar masat mbrojtëse ndaj virusit të frikshëm.
Propozimet drastike nuk përjashtohen dhe rrezikohet seriozisht zhvillimi normal i Europianit. Gjithmonë nëse situata e vështirë nuk ndryshon dhe koronavirusi vazhdon të përhapet edhe më shumë. /abcnews.al