Nesër takimi i ministrave të jashtëm rus dhe ukrainas në Antalja, reagon Erdogani

schedule13:36 - 9 Mars, 2022

schedule 13:36 - 9 Mars, 2022

Për herë të parë që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, ministrat e jashtëm të dy vendeve kanë rënë dakord të takohen për bisedime, të cilat do të zhvillohen nesër në Turqi, shkruan BBC

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan shpreson se takimi në resortin jugor të Antalias do të “hapë rrugën për një armëpushim të përhershëm”. Ndërkohë presidenti rus ka thënë se do të ndjekë qëllimet e tij qoftë përmes negociatave apo veprimeve ushtarake.

Turqia është anëtare e NATO-s, por Erdogan është përpjekur të mbajë një qëndrim ndryshe nga vendet perëndimore për pushtimin rus. Ndërsa ai tha se Turqia nuk e pranonte atë që po ndodhte me ukrainasit, sanksionet sipas tij u shndërruan në një gjueti shtrigash kundër popullit rus, letërsisë, studentëve dhe artistëve.

Ai veçoi Filarmoninë e Mynihut për shkarkimin e dirigjentit të njohur dhe mbështetësit të Putinit, Valery Gergiev, duke e quajtur këtë veprim qesharak.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!