Në Selinë Blu vijojnë negociatat mes PD dhe aleatëve ndërsa mbeten edhe 24 orë kohë që të skadojë afati për regjistrimin në KQZ, për zgjedhjet e 25 prillit. Siç raporton gazetari Juxhin Mustafaraj, vetëm pak minuta më parë ka lënë selinë e PD, Shpëtim Idrizi pasi pati një tjetër takim me grupin negociator të PD.
Idrizi i ka dorëzuar Bashës një listë propozimesh të cilat, sipas tij, kanë peshë në zgjedhjet e 25 prillit. PDIU mund të sigurojë vota në qarqe si Tirana, Durrësi, Fieri, Vlora, Elbasani.
Ndërkohë, pritet që kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu, aleati historik i PD, pritet që të jetë i fundit që do të mbyllë negociatat me Bashën. sb/abcnews.al/