Nesër Rama mbledh qeverinë në Elbasan, do diskutohet situata politike

schedule15:25 - 12 Mars, 2019

schedule 15:25 - 12 Mars, 2019

Nesër Kryeministri Edi Rama do të mbledhë kabinetin qeveritar, kryesinë e Partisë Socialiste dhe deputetët në një darkë pune në Elbasan.Burime nga selia rozë bëjnë me dije se mbledhja informale është parashikuar të zhvillohet në mbrëmje. Në të do të diskutohet mbi situatën politike në vend dhe gjetjen e zgjidhjeve për të kaluar krizën që ka shkaktuar largimi i opozitës nga parlamentit. Në qendër të këtij takimi është edhe diskutimi për të dalë fitues në zgjedhjet vendore të 30 Qershorit./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!