Në studion e “Byro Politike” Agron Duka, Enkelejd Alibeaj, Klajda Gjosha dhe Klevis Balliu, kanë folur për protestën që ka paralajmëruar opozita, e cila nesër do zhvillohet para Parlamentit. Vendimin e Ruçit për shtyrjen e sencës së nesërme të Kuvendit e kanë cilësuar të padrejtë. Sipas tyre Ruçi është një person që përqafëson regjimin komunist dhe jo demokracinë.
Enkelejd Alibeaj: E bën akoma më dramatike situatën. Kufoma politke e diktaturës më të egër të Evropës sot flet për demokracinë. Ky ikën, lë qeverisjen, arratiset, se populi që ka vendosur të nxjerrë mllefin dhe refuzimin daj kësaj mazhorance. Qeveria ku ta gjejë të përballet me publikun sepse ka marrë pushtetin prej tij dhe këta ikën, kanë frikë. Ata ikin sepse janë hajdutë. Nuk ka skenare dhune, nuk ka skenare djegie. Por nuk duhet thjeshtë të protestojnë, por të ndjejnë aromën e lirisë. Populli foli, foli të shtunë dhe do flasë nesër. Gjuha e përdorur prej tyre është gjuha që përdorej në komunizëm. Këta mund të ikin nesër mund të fshihen dhe pasnesër por kurrë nuk mund t’i shpëtojnë vullnetit unik të popullit shqiptar. Opozita shqiptare si kurrë më parë është kaq monolite. Akti që sapo deklaroi kufoma politike e Gramoz Ruçit është i papranueshëm dhe populli do vendosë të vërtetën me dorën e tij.
Klajda Gjosha: Ishte e trishtë në fak ta shikoje Ruçin sot. Unë isha e vogël në ’91 dhe atëherë e kam parë. Është e dhimbshme të shikosh Ruçin të flasë për integrimin në BE, kur ai ka folur kundër BE dhe Perëndimit. Akti i tij për të mbyllur dyert e Parlamentit është i dhimbsshëm. Sot ne kemi firmosur të gjithë për djegien e mandateve. Ruçi do t’i lërë më shumë kohë Ramës, deputetëve të PS për t’u çliruar nga kjo situatë në të cilën e ka vënë përballë populli shqiptar. Nuk ka pasur skenar dhune dhe asqë është përmenduar. Është e pamundur të ruash mijëra qytetarë të cilët kanë probleme reale në jetët e tyre. Këta revolta do të shprehen në mënyra të ndryshme. Është e pamundur t’u thush sot qyterëve: Ju lutem qetësohuni! Ne bënë aktin më të lartë dhe vendosëm të djegim mandatet.
Agron Duka: Unë mendoj se nuk ka turp që të themi se kjo protestë është drejtuar nga opozita. Unë do të thoja se ajo që kundërshtojnë ata që janë në pushtet është se krijonë një precedent se ne do humbin sërish. Por është një situatë e jashtëzakonshme. U vodhën në gjithë Shqipërinë votat dhe nuk pati asnjë reagim nga PS. Gramozi do ishte mirë që për Shqipëri, për vetë PS të thoshte se Parlamenti shkrihet dhe hyjnë në dialog.
Klevis Balliu: Lulzim Basha bëri atë që e bëri dhe Donald Trump. Kjo është një lëvizje trampiste. Unë njof Europën e cila përfaqëson demokracinën për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Përsa i përket protestës së nesërme ai ka vënë gjemba dhe e ka rrethuar me gjemba Parlamentin. Ky të fshihet ku të dojë por do vijë dita që do t’i shikojnë në Surrel./abcnews.al