Nesër protestë e madhe në Rrugën e Kombit

schedule11:17 - 30 Mars, 2018

schedule 11:17 - 30 Mars, 2018

Banorët e Kukësit, të mbështetur nga pushteti vendor dhe përfaqësuesit e disa forcave politike, do të protestojnë të shtunën kundër tarifës për Rrugën e Kombit. Në këtë protestë paralajmërohet pjesëmarrje e gjerë e tregtarëve nga Kosova si dhe e protestuesve nga rrethe të ndryshme të Shqipërisë.

Nesër do të protestohet në rrugën e Kombit kundër tarifës. Banorët e qarkut të Kukësit me të cilët janë bashkuar bizneset dhe këshilltarët e Bashkisë nga të gjitha partitë politike do të protestojnë në vendin ku paguhet taksa e rrugës. Protesta pritet të nisë në orën 11:00 . Organizatorët kanë njoftuar se grumbullimi do të nisë në bulevardin kryesor të Kukësit nga ora 10 deri 10:30. Orë në të cilën do të nisë edhe udhëtimi me mjete drejt vendit të protestës. Në orën 10:50 është parashikuar mbërritja dhe deri në orën 11:00 do të sistemohen mjetet në korsitë e emergjencës në Rrugën e Kombit, ndërsa në oreën 11:00 do të nisë protesta. Organizatorët kanë njoftuar Policinë e Shetit e cila ka marrë masa shtesë dhe në këto masa do të jenë edhe policitë e rajoneve Shkodër e Lezhë dhe të ardhur nga Tirana. Organizatorët theksuan se protesta do të jetë paqësore dhe kërkesa është heqja e taksës. Pritet që aty të vijnë edhe kamionë nga Kosova dhe protestuar në rrethe të tjera të Shqipërisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!