“Nesër nxjerrim fajtorin”, zv/ ministri s’e mbajti premtimin për domatet që u kalbën në serë

schedule20:32 - 7 Tetor, 2021

schedule 20:32 - 7 Tetor, 2021

Zv/ministri i Bujqësisë Dhimo Kote nuk e mbajti fjalën. Mbrëmjen emisioni “Bardh a Zi” në “ABC” trajtoi problemet me të cilat përballet bujqësia në Shqipëri duke prekur edhe shqetësimin e një grupi fermerësh të Myzeqesë që pak ditë më parë protestuan për kalbjen e domates në serë.

Sipas tyre kjo vjen për shkak të farës së skaduar. Por zv/ministri i Bujqësisë Dhimo Kote u shpreh mbrëmë se kanë bërë analizat dhe ditën e sotme do të dilnin me përgjigjen përfundimtare mbi shkakun e kalbjes së domates “Ozgan” me origjinë nga Turqia.

Unë e njoh situatën cep më cep në të gjithë territorin. Për këtë rast, kjo farë që fermerët e kanë ngritur, “Ozgan” e mbjellë vitin e kaluar, është kontrolluar në vend nga specialistët, me analiza me të gjitha. Kanë dalë analizat dhe nesër (pra sot) do të dalë përfundimisht përgjegjësi, është fara, toka apo kokatha Kote mbrëmë.

Por nga institucioni i Ministrisë së Bujqësisë sot nuk kishte asnjë njoftim për t’u dhënë përgjigje fermerëve që prisnin një përgjigje mbi arsyet e kalbjes së domates që kultivuan, por që u shkoi mundi dhe djersa kot, pasi u kalb në serë.

Fermerët akuzuan shtetin se duhet të jetë vigjilent dhe të kontrollojë të gjitha farërat që futen në vend, ndërsa kërkuan dëmshpërblim nga Ministria e Bujqësisë./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!