Nesër nis vaksinimi i adoleshentëve në Greqi, grupmosha që përfshihet, shoqërimi nga prindërit

schedule19:47 - 14 Korrik, 2021

schedule 19:47 - 14 Korrik, 2021

Nga nesër në Greqi do të nisë vaksinimi i adoleshentëve të moshave 15-17 vjeç. Ata do të marrin vaksinën Pfizer e cila është e vetmja e aprovuar nga Agjencia Europiane e Barnave.

Planifikimi do të bëhet përmes sitit shtetëror ose në mënyrë elektronike dhe farmacive.

Të rinjtë duhet të shkojnë në qendrat e vaksinimit të shoqëruar nga prindi ose një kujdestar i rritur në moshë. Në këtë fashë vaksinimi do të përfshihen të gjithë adoleshentët që kanë lindur deri në datë 31 dhjetor të vitit 2005.

Presidentja e Komitetit Kombëtar të Vaksinimit, Maria Theodoridou, deklaroi gjatë konferencës të së hënës se rreziku i sëmundjes për adoleshentët e moshës 15-17 vjeç është i vogël, por real, ndërsa kujtoi se në këtë moshë ka njerëz me sëmundje themelore.

Ekspertët tregojnë se në këto grupmosha, karakteristika kryesore është përhapja e koronavirusit në mjedis, ku mund të ketë qytetarë të prekshëm ose të pavaksinuar.  m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!