Nesër nis rinumërimi/ Celibashi: Do të hapen 2323 qendra votimi, përfshirë edhe 85 kutitë e votimit nga jashtë vendit

schedule14:35 - 16 Qershor, 2025

schedule 14:35 - 16 Qershor, 2025

Ditën e nesërme, më 17 qershor, do të nisë rinumërimi i kutive të votimit, për të cilat ka dhënë vendim KAS.

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi deklaroi se do të hapen 2323 qendra votimi, përfshirë edhe 85 kutitë e votimit nga jashtë vendit.

Celibashi garanton se procesi do të ketë profesionalizëm dhe transparencë.

Njoftimi i Celibashit

Procesi i RINUMËRIMIT nis nesër në datë 17 Qershor 2025

Vendimi i Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka vënë në lëvizje KQZ dhe një nga operacionet më të rëndësishme zgjedhore pas votimit: rinumërimin e kutive të votimit. Ky proces garantohet nga profesionalizmi i administratës së KQZ-së dhe transparenca ndaj publikut duke transmetuar direkt online çdo veprim të kryer!

📦 Çfarë përfshin rinumërimi?

➡️ Në total, do të hapen 2.323 qendra votimi, përfshirë edhe 85 kutitë e votimit nga jashtë vendit.

➡️ Procesi zhvillohet nga 24 grupe numërimi, me 63 punonjës të administratës (48 numërues + 15 zëvendësues).

➡️ Rinumërimi realizohet në 24 tavolina, ku janë të pranishëm vëzhgues të autorizuar nga 3 subjektet ankimuese: Koalicioni PD-ASHM, PS dhe Partia Mundësia.

📍 Ku po zhvillohet rinumërimi? I gjithë procesi realizohet në Pallatin e Sportit Farie Hoti në Tiranë dhe transmetohet live në rrjetet sociale të KQZ

📍 Për cilat qarqe zhvillohet rinumërimi?

🟠 QARKU TIRANË

📌 Të gjitha kutitë e votimit brenda vendit

🗳️ 18 KZAZ

🏫 1.282 qendra votimi

🟠 QARKU FIER

📌 Të gjitha kutitë për subjektet dhe kandidatët

🗳️ 9 KZAZ

🏫 587 qendra votimi

🟠 QARKU DURRËS

📌 Rinumërim i plotë për:

▪️ 111 QV të KZAZ nr. 21 dhe 22

▪️ 126 QV të listuara nga PD-ASHM

▪️ 60 QV të kërkuara nga PLL

📦 Përfshirë edhe 85 kuti nga votimi jashtë vendit

📊 Në total: 360 kuti për rinumërim (275 brenda vendit + 85 jashtë)

🟠 QARKU ELBASAN

📌 94 QV të KZAZ nr. 45 dhe 52 (fletë votimi dhe materiale zgjedhore)

💰 Transparencë edhe për buxhetin:

  • 7.858.600 lekë për sistemin e regjistrimit dhe transmetimit online të rezultateve
  • 8.480.000 lekë për infrastrukturën logjistike
  • 4.775.450 lekë për zarfe dhe materiale ndihmëse

🗳️ Procesi i rinumërimit është një tjetër dëshmi e përkushtimit të KQZ-së për zgjedhje transparente, të besueshme dhe gjithëpërfshirëse.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!