Nesër marshimi i Kllogjërit, Veliu: Shteti shqiptar duhet të angazhohet për çështjen çame

schedule11:38 - 26 Qershor, 2020

schedule 11:38 - 26 Qershor, 2020

Alket Veliu Fondacioni Çameria “Hasan Tahsini” ishte në studion e “Abc-ja e mëngjesit” për të folur për aktivitete që do të mbahen në kuadër të 76-vjetorit të gjenocidit grek mbi popullsinë çame.

E cilësuar si “Java çame” aktivitetet do të kulmojnë me përkujtimin në varrezat e Kllogjerit, për të nderuar mijëra viktima.

Veliu thekson se kanë marrë masa për shkak të pandemisë, ndërsa shton se nuk janë lejuar për aktivitete e tyre, megjithatë i kanë organizuar.

Gjithmonë në Kllogjer numri i pjesëmarrësve ka qenë i madh. Ne kemi marrë masat tona me masat mbrojtëse dhe distancimin social. Kemi kërkuar leje për të gjitha aktivitet tona, është refuzuar megjithatë ne i kemi zhvilluar aktivitetet tona.

Qeveria në vend që të kishte detyrimin për të kujtuar viktimat e gjenocidit grek ajo bën të kundërtën duke qenë jo thjeshtë indiferente, por duke mos lejuar edhe ne çamët dhe gjithë shqiptarët të nderojnë këto viktima”, tha ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!