Partia Socialiste mbledh nesër, më 9 prill Kongresin. Faza e parë e Kongresit të PS do të nisë në orët e para të mëngjesit.
Sipas agjendës, në orën 09:30-11:335 do të ketë disa takime dhe fjalime të ministrave në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” si dhe në sheshin “Nënë Tereza”.
Më pas, në orën 12:00 është edhe hapja e punimeve të Kongresit. Fjalën do ta hapë Sekretari i Përgjitshëhm i Partisë, Damian Gjiknuri. Pas tij, fjalën e merr ministrja Elisa Spiropali për Këshillimin Kombëtar.
Fjalime do të mbahen nga Taulant Balla dhe Ditmir Bushati dhe pas tyre fjalën e mer kryetari i PS, Edi Rama.
Agjenda e plotë:
5 PANELET 09:30-11:35
Rinia dhe Inovacioni
Vendi: Kollonat mes Sheshit Italia dhe Sheshit Nënë Tereza
Folës: Erion Velia, Bora Muzhaqi
09.30-09.50
Integrimi dhe Politika e Jashtme.
Vendi: Sallë e Pallatit të Kongreseve
Folës:O.Xhaçka, N.Peleshi
09.50-10.20
Bujqësia dhe Siguria Ushqimore
Vendi: Sheshi Nënë Tereza
Folës:F.Krifca, Arben Pëllumbi
Koha e transmetimit:10.20-10.40
Energjia, Mobiliteti, Mjedisi
Vendi: Sheshi Italia
Folës:B.Balluku, M.Kumbaro
10.40-11.10
Shëndetësia dhe Mbrojtja Sociale
Location: Bulevard
Folës:O. Manastirliu, Delina Ibrahimaj
11.10-11.35
- Çelja e punimeve të Kongresit 12-13:00
12:00 – HAPJA E PUNIMEVE – Fjala e Sekretarit të Përgjithshëm të PSSH.
12:05 –KËSHILLIMI KOMBËTAR – Elisa Spiropali-Paraqitje e rezultateve të procesit.
12:20–HAPJA DHE FUQIZIMI I PS – Ditmir Bushati – Akademia, vizioni dhe roli i saj në përthithjen dhe zhvillimin e kapaciteteve në radhët e PS
12:00 – PËRFAQËSIMI i qytetarëve dhe PËRGJEGJËSITË e mazhorancës – Taulant Balla
12:35 – Fjala e Kryetarit të PSSH-së z.Edi RAMA.
- B) Sesioni i punimeve formale
13:30 – Çelja e pjesës organizative.
13:35 – STATUTI – Prezantimi i paketës së ndryshimeve në Statutin e PSSH-së.
13:45-PROPOZIME për shtesa dhe përmirësime në draft statutin e PSSH-së. VOTIM i ndryshimeve në statut.
Ora 14:00- DIGJITALIZIMI – Prezantim i platformës së re digjitale për komunikimin me strukturat e partisë dhe publikun.
14:15 – DISKUTIME – Hapje e diskutimeve të lira nga delegatët e Kongresit.
15:00- MBYLLJA E PUNIMEVE TË KONGRESIT
SHËNIM: Paralelisht me diskutimet e lira, anëtarët e Asamblesë Kombëtare do të kryejnë në hollin e Pallatit të Kongreseve votëbesimin e Sekretariatit Ekzekutiv të PSSH-së.