Nesër Këshilli Kombëtar i thirrur nga Rithemelimi, Alibeaj: Nuk ka mbledhje nesër, janë institucione paralele

schedule19:38 - 5 Maj, 2022

schedule 19:38 - 5 Maj, 2022

Pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlament të PD-së, kryetari i komanduar i PD-së Enkelejd Alibeaj tha se Këshilli Kombëtar i PD nuk mblidhet nesër.

Ai tha se Partia Demokratike ka institucionet e veta të zgjedhura. Kushdo që ka dhimbsuri për demokratët sipas tij nuk duhet të ndërmarrë veprime që çojnë në ndarje.

“Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike? Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike nuk mblidhet nesër. Këshilli Kombëtar i PD nuk ka mbledhje nesër, nëse flisni për institucione paralele unë besoj se kjo, nuk është e udhës për këdo që flet me dashamirësi për demokratët nuk duhet të marrë veprime për ndarjen, por për bashkim real”, tha Alibeaj.

/abcnews.al/