Pas shumë hamendësimeve për qytetin se ku do të zhvillohet seanca gjyqësore, ndaj 23 të ndaluarve pas protestës që u shënua të shtunën në “Rrugën e Kombit”, tashmë është caktuar. Masat e sigurisë do të zhvillohen të mërkurën në gjykatën e Tiranës, ndërsa seanca do të kryesohet nga trupa gjyqësore e gjykatës së Kukësit.
E mërkura do të jetë vendimtare për fatin e 23 ndaluarve pas protestes kundër tarifimit për “Rrugën e Kombit”. Prokuroria ka dorëzuar kërkesën në gjykatë e Kukesit dhe më pas trupa gjykuese do të vijne në Tiranë për të dhënë masën e sigurise për të prangosurit. Orari i lajmëruar do të jetë mëngjesi i së mërkurës në Gjykatën Civile të kryeqytetit. Kjo gjykatë është e vetmja që ka hapsirën e duhur për zhvillimin e séance ndaj 23 të ndaluarve.
Nga burime jo zyrtare mesohet se për disa prej tyre organi i akuzës ka kërkuar masa më të zbutura sigurie, ndërsa për disa të tjerë masën “arrest në burg”.
Ndaj personave te ndaluar rendojne dy akuza, kundershtim i punonjesve te policise dhe shkaterrim prone.
Familjarët e të ndaluarve prej ditësh rrinë dhe presin jashtë gjykatës së Kukësit. Ata pretendojnë se të afërmit e tyre nuk janë të përfshirë në akte dhune.
Ndërkohë 23 të arrestuarit vazhdojnë të qëndrojnë në dhomat e paraburgimit në drejtorinë e policisë së Tiranës dhe në disa komisariate të kryeqytetit, që prej mëngjesit të së dielës. Prokuroria ka dorëzuar kërkesën në gjykatë. /abcnews.al