Nesër betohet presidenti i ri, PD bojkoton seancën: Zgjedhja e Begajt, antikushtetuese

schedule17:24 - 23 Korrik, 2022

schedule 17:24 - 23 Korrik, 2022

Barjam Begaj do të zbresë nga llozhat këtë të dielë për t’u betuar në Kushtetutë përpara Kuvendit dhe për t’u nisur drejt Presidencës, ku do të mbaj një mandat 5 vjeçar.

Seanca në të cilën do të mbahet betimi i Begajt është thirrur të zhvillohet në orën 18:00. Partia Demokratike nuk mori pjesë në votimin për zgjedhjen e Begajt në postin e Presidentit, duke shprehur rezerva për procedurën e zgjedhur nga PS.

ABC ka mësuar se Partia Demokratike do ta bojkotojë edhe seancën kur do të betohet Begaj, për shkak se e cilëson zgjedhjen e tij si antikushtetuese.

Pas seancës, Begaj do të niset drejtë isntitucionit të Presidencës. Atje Ilir Meta do ta presë përmes një ceremonie shtetërore për t’i dorëzuar zyrtarisht detyrën. Tekstin e betimit në Presidencë, Begajt do t’ia lexojë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tushaj. Pas marrjes së mandatit, Begaj do të përshëndes Metën, duke nisur një cikël të ri në karrierën e tij, këtë herë si kryetar i Shtetit shqiptar. Bajram Begaj u zgjodh presidenti i ri i Shqipërisë në qershor me 78 vota që ishin në favor të tij. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!