“Nëse sot s’e keni tek dera, keni për ta parë shumë shpejt”, protestë në Shkodër kundër abuzimeve seksuale

schedule19:49 - 24 Maj, 2021

schedule 19:49 - 24 Maj, 2021

Këtë të hënë shoqëria civile ka zhvilluar në Shkodër protestë kundër abuzimeve seksuale.

Kjo protestë është mbështetur edhe nga dy deputetet e zgjedhura të Partisë Demokratike, Greta Bardeli dhe Emilja Koliqi.

“Më vjen shumë keq që në duhet të mblidhemi për këtë fenomen, por njëkohësisht më vjen mirë që të rinjtë kanë ngritur zërin. Përfaqësoj motrën teme në Lezhë. Përfaqësoj motrën teme që para një viti u dhunua seksualisht nga roja i shkollës në Kamëz.

Përfaqësoj zërin e secilit prej jush që është këtu dhe atyre që nuk janë  këtu. Ka ardhur momenti për me dashuru. Dashuria ndryshon botën dhe automatikisht edhe shumë lehtë ndryshon këta persona që bëjnë këto lloj aktesh”, u shpreh një nga përfaqësuesit e shoqërisë civile.

Ai gjithashtu bëri thirrje që këtë fenomene të parandalohet dhe të mos u kushtohet vëmendje vetëm kur ngjarja të tilla të ndodhin. Një tjetër i ri theksoi se këto reagime duhet të bëhen më shpesh në mënyrë që më pak gra, vajza të përdhunohen.

Në tjetër protestuese dënoi abuzimin duke bërë thirrje për ndërhyrje nga institucionet.

“Gjithë kjo shoqëri civile që është në Shkodër, duke filluar nga kryetarja e Bashkisë Voltana Ademi e cila nuk duket në asnjë vend, po ashtu deputetja e shoqërisë civile e PS-së që nuk ja kemi parë as fytyrën e as zërin. Në vajzë 15-vjeçare, dhunohet nga 5 dhunues dhe ne heshtim këtu. Sot këtu kemi dalë të çojmë zërin sepse kemi fëmijë vetë. Shkodra është vlerësuar si djepi i lirisë dhe të qëndrojmë kaq indiferent është e paimagjinueshme”, u shpreh ajo, duke shtuar: “Duhet ta çoni zërin sepse nëse sot nuk e keni tek dera juaj, nesër keni për ta parë shumë shpejt”.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!