Një nga problemet më të zakonshme me rrobat e zeza është se ato shpesh zbehen shumë lehtë dhe humbin ngjyrën e tyre të errët. Duke qenë ngjyra e preferuar e burrave dhe grave, e zeza mund të qëndrojë në rrobat tuaja për një kohë më të gjatë duke ndjekur disa këshilla të dobishme.
Shikoni më poshtë:
-Zgjidhni një larje me ujë të ftohtë dhe përdorni sasinë e rekomanduar të detergjentit dhe jo më shumë që mund të zbehë ngjyrën e rrobave.
-Mos i lini rrobat të thahen direkt në diell sepse ngjyra e zezë thith më shumë rrezatim nga dielli duke rezultuar në zbehjen e tij shumë shpejt.
-Lërini rrobat e zeza të thahen në një vend me hije dhe të kthehen përmbys.
-Hekurosni rrobat tuaja të zeza në temperatura relativisht të ulëta të kthyera përmbys./abcnews.al