Nëse shfaqen këto shenja shkoni te mjeku, rastet kur lëkura po ju paralajmëron

schedule12:53 - 28 Shkurt, 2022

schedule 12:53 - 28 Shkurt, 2022

Çfarë thotë lëkura juaj për shëndetin tuaj?

Shumë gjendje shëndetësore – disa shumë serioze – së pari shfaqen si probleme të lëkurës.

Skuqje në formën e fluturës

Një skuqje në formën e fluturës në fytyrë është shpesh shenja e parë e lupusit, por mos nxitoni në përfundime, pasi mund të jetë rosacea apo dermatit kontakti.

Njolla kafe

Njollat kafe në qafë dhe/ose sqetull sugjerojnë diabet. Kjo gjendje – acanthosis nigricans – mund të jetë beninje ose të shkaktohet nga obeziteti, por shpesh është një shenjë e diabetit.

Njollë në këmbë: E kuqe anash, e zbehtë në qendër

Mjekët e quajnë “necrobiosis lipoidica diabeticorum”. Siç sugjeron edhe emri, është një shenjë dalluese e diabetit, por është e rrallë.

Puçrra të kuqe më kyçin e dorës që kruhen

“Lichen planus” është një skuqje me puçrra të kuqe-vjollcë, me majë të sheshtë që mund të kruhen shumë. Zakonisht shfaqet në kyçet e duarve ose këmbëve, por mund të dalin në gojë ose në pjesën e poshtme të shpinës, qafës, këmbëve dhe organeve gjenitale. Shkaku nuk dihet, por mund të lidhet me hepatitin C.

Një “njollë” si lëkurë portokalli në kurriz

Bëhet fjalë për lezione me ngjyrë mishi në pjesën e poshtme të shpinës me strukturën e lëkurës së portokallit. Këto janë shenja të një sëmundjeje të rrallë gjenetike të quajtur skleroza tuberose.

Pëllëmbët e duarve si të ziera

Në këtë gjendje lëkura duket si e zier dhe rreth 90% e rasteve mund të lidhen me kancerin e mushkërive ose të stomakut.

Duar dhe këmbë “të drunjta”

Fibroza sistemike nefrogjene fillon si një njollë kafe me vija si të prera në krahë e këmbë dhe shpejt, duart dhe këmbët bëhen ngjyrë kafe dhe duken si “të drunjta”. Ndonjëherë shfaqet edhe një njollë e vogël e verdhë në sy. Studiuesit kanë gjetur se kjo gjendje lidhet me sëmundje të veshkave.

Skuqje me luspa në zonën e vitheve, gjuha e kuqe

Për fat të mirë, eritema migratore nekrolitike është mjaft e rrallë. Ka tendencë të fillojë në fund të vitheve ose pëllëmbëve, por mund të jetë diku tjetër në trup. Gjendja zakonisht sinjalizon një tumor pankreatik ose një glukogonoma.

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

May be an image of 1 person and text

/abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!