“Nëse s’do kisha vajzën, do luftojë në Ukrainë”, Zinchenko shpërthen në lot

schedule10:20 - 5 Mars, 2022

schedule 10:20 - 5 Mars, 2022

Rusia prej më shumë se një javë po vazhdon sulmet e saj ndaj Ukrainës, sulmet ruse çdo ditë e më shumë po shkaktojnë një numër të lartë viktimash.

Shumë personazhe të njohur edhe në botën e sportit kanë zgjedhur t’iu bashkohen ushtrisë ukrainase dhe të luftojnë për vendin e tyre, ndërsa disa të tjetër për shkak se dëshirojnë të jenë afër familjeve të tyre nuk mundet të marrin armët dhe të luftojnë në mbrojtje të vendin të tyre.

I tillë është edhe rasti i lojtarit të Manchester City, Oleksandr Zinchenko, i cili po të mos kishte vajzën e vogël, do të ishte bërë pjesë e ushtrisë ukrainase, për të qenë në vijën e parë të rrezikut.

Në një intervistë për BBC, mbrojtësi thekson se e njeh mirë mentalitetin e patriotëve të tij dhe shtoi se ata preferojnë të vdesin se sa të mos mbrojnë vendin e tyre.

“Ka kaluar një javë prej momentit kur vendi im është në luftë dhe unë nuk mund t’i mbaj lotët. Edhe kur jam në makinë duke u kthyer nga qendra stërvitore, nis edhe të qaj. E kam mendjen gjithnjë atje, e imagjinoj vendin ku jam lindur dhe rritur. Tani nuk ka më asgjë aty, është një hapësirë boshe.

Mund t’iu tregoj me mijëra foto dhe video të secilit prej qyteteve që janë shkatërruar. Kjo është një luftë e vërtetë, çfarë po bëjnë ata atje nuk është e pranueshme dhe duhet ndaluar sa më parë. Njerëzit nga Ukraina më dërgojnë fakte mbi atë që ndodh, janë të uritur, nuk kanë më për t’u ushqyer dhe po flejnë në bunkere.

Të jem i sinqertë, nëse nuk do të ishte për vajzën time apo për familjen edhe unë do të isha në Ukrainë duke luftuar. E njoh mentalitetin e njerëzve të mi, ata do të zgjedhin të vdesin dhe nuk do të dorëzohen. Jam shumë krenar që jam ukrainas dhe do të jem përgjatë gjithë jetës sime. Kur shoh njerëzit se si luftojnë për jetën e tyre, nuk kam fjalë që mund ta përshkruaj”, u shpreh Zinchenko. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!