Nëse partnerja juaj e bën këtë gjë në shtrat, ka më shumë gjasa t’ju tradhtojë

schedule15:14 - 30 Tetor, 2022

schedule 15:14 - 30 Tetor, 2022

Nëse partnerja juaj shtiret sikur po kalon në orgazëm, ajo shtiret dhe në aspekte të tjera të marrëdhënies tuaj, duke përfshirë edhe pjesën ku ajo është besnike.

Gratë që pretendojnë të arrijnë kulmin kanë më shumë gjasa t’ju tradhtojnë, sipas një studimi nga revista “Archives of Sexual Behavior”.

Mund të mos jetë për t’u habitur që gratë të cilave u mungon kënaqësia seksuale e kërkojnë atë diku tjetër por studimi tregoi se intensiteti dhe shpeshtësia e orgazmave kishin pak të bënin me faktin nëse gratë do të tradhtonin. Gratë mund të kenë më pak ose aspak orgazma por ato që shtiren kanë më shumë gjasa të gënjejnë burrin e tyre dhe të kërkojnë romancë diku tjetër.

Kishte një lidhje të fortë mes asaj se sa herë femrat shtireshin sikur arrijnë orgazmën dhe sa gjasa kishin për të tradhtuar. Por femrat që nuk përjetojnë orgazma por nuk shtiren për këtë nuk kanë më shumë gjasa të tradhtojnë sesa ato që përjetojnë orgazma të shpeshta gjatë seksit.

Nëse partnerja juaj është shtirur për një orgazëm në të kaluarën, ajo ka më shumë gjasa të tradhtojë në të ardhmen, sipas këtij studimi interesant, i cili anketoi 138 gra dhe 121 burra. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!