Nëse partneri sillet në këtë mënyrë në fillim, lidhja juaj nuk ka të ardhme

schedule14:35 - 4 Shkurt, 2022

schedule 14:35 - 4 Shkurt, 2022

Zakonisht, jemi të rrëmbyer nga ndjenjat dhe të vërtetën e kuptojmë vetëm më vonë. Sigurisht, nuk mund të presësh që të gjithë të jenë absolutisht të përsosur por ka disa gjëra që duhet t’i vëresh sa më shpejt. Për shembull, nëse një person fillon të shfaqë sjellje të caktuara në tre muajt e parë të lidhjes, është një nga treguesit që lidhja nuk do të zhvillohet siç duhet në të ardhmen.

Këshilla e parë është t’i kushtoni vëmendje mënyrës se si partneri juaj i trajton njerëzit e tjerë. Për shembull, ajo thotë shumë për karakterin e një personi nëse ai është i pasjellshëm dhe mospërfillës me njerëzit përreth tij. Një tjetër detaj i rëndësishëm është sesi partneri i trajton miqtë tuaj.

Dyshimet e pajustifikuara janë gjithashtu “flamuj të kuq”. Edhe nëse partnerin tuaj e kanë tradhtuar në lidhjet e mëparshme, nuk është e drejtë që të shfaqë mosbesim pa pasur asgjë konkrete. Kjo është diçka për të cilën ai duhet të punojë përpara se të fillojë një marrëdhënie të re dashurie. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!