“Nëse nuk shpëton nga korrupsioni, Shqipëria shpërbëhet”/ Spartak Ngjela: Pata bisedë me Yuri Kim, ja çfarë më tha

schedule21:26 - 2 Maj, 2024

schedule 21:26 - 2 Maj, 2024

Avokati Spartak Ngjela thotë se nëse Shqipëria nuk shpëton nga korrupsioni i lartë shtetëror, do të shpërbëhet.

Në emisionin “360 gradë” në ABC News, Ngjela u shpreh se para se të ikte nga Shqipëria, ambasadorja amerikane, Yuri Kim i ka thënë gjatë një bisede, se prokurorët e SPAK janë të trembur dhe se kishte kërkuar që t’i mbronin.

Ndër të tjera, Ngjela shtoi se interesi amerikan për Shqipërinë është shumë i madh.

“Përse po e tepron? Është liberal akoma. Para ca kohësh, para se të ikte amansadorja, kam pasur bisedë, më kanë thënë janë të trembur, unë kërkova t’i mbronin, si në perëndim. Krimi të vret. Çfarë e dini ju korrupsionin? Është kriminalitet i nivelit të lartë, nuk mund të ketë korrupsion nëse nuk ka punuar me tregun, është korrupsion i rrezikshëm. Kanë marrë në proces penal disa ministra, kryetarë bashkish, ish kryeministër. Kanë marrë kryetarë bashkish, por duhet më ashpër. Nëse SPAK, që e ka ngritur Uashingtoni dhe ata e drejtojnë, nëse Shqipëria nuk shpëton nga korrupsioni, shpërbëhet, 30-40% e të korruptuarve janë me Beogradin. Gjykatat që godasin krimin nuk kanë nevojë për mbështetje popullore. Drejtësia ka rregullin e vet të daljes në një shtet demokratik. Po nuk u godit korrupsioni i lartë shtetëror nga SPAK, Shqipëria shpërbëhet. Nuk kam folur ndonjëherë për skenar, interesi amerikan për Shqipërinë është shumë i madh. Interesi i madh i Amerikës, kuptohet, të ka dhënë dy shtete.

Këtu flitet, çdo bëjë SPAK? Nuk është koloni Shqipëria. Ata morën përsipër reformën në drejtësi dhe e bënë. I morën nga çadra dhe i çuan në parlament. SPAK ka dalë, ka pasur problemet e veta, tani duket se i ka kaluar. Ka një ish kryeministër të arrestuar, disa ministra dhe një ish zv.kryeministër që është arratisur. Ata kanë hyrë në rrugën normale të ligjit dhe të kushtetutës. Drejtësia nuk jepet nga populli, jepet nga populli, por duhet të kesh sistem tjetër gjyqësor, me atë komisionin, si gjykata amerikane. Nuk quhet spastrim quhet ka prova apo nuk ka prova për korrupsion. Gjithë shqiptarët e dinë që ka pasur korrupsion. Populli e di që ka paguar për të marrë një licensë, por nuk ka pasur drejtësi. Ky korrupsion, do ta marrë me prova, do ta akuzojë SPAK? Unë them se po, por duhet pritur. Unë di ato që ka bërë. Si të mos jem unë optimist?

Pushteti gjyqësor pa SPAK, është i korruptuar, në funksion të politikës, sepse e ka emëruar politika. Që nga 1992, gjyqtarët emëroheshin nga politika. Prandaj erdhi korrupsioni deri në këtë shkallë që desh e shkatërroi Shqipërinjë. Tani të presim se çfarë do të bëjë SPAK.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!