Këngëtaret Inis Neziri dhe Gigliola Haveriku ishin të ftuarit e Ermalit në programin ‘Abc e pasdites’. Të dyja ndanë në studio emocionet e garës në Festivalin e 59, teksa u ndje dashamirësia për njera-tjetrën dhe suporti për garuesit në kompeticion. Ermali i pyeti këngëtaret rreth Eurovisionit dhe ndikimit të ka tek Festivali i Dhjetorit. Sa ndikon tek to kompeticioni Europian?
‘Dëshira ime është të shkoj në Eurovision, këngën në Festival doja të kishte elemente Eurovisioni. Kisha dy këngë, zgjodha baladën për këtë garë’– tha Inisi.
‘Nuk mendoj që duhet menduar Eurovisioni, një këngë o me shumë ritëm osë shumë baladë. Rëndësi ka të pritet mirë e të dashurohesh më interpretimin live’– vijoi Gigliola.
Ermali ndalet edhe rreth diskutimeve që e shoqerojnë çdo vit Festivalin për fituesin/en.
‘Thonë pse do merrni pjesë kur do fitoj filani, nuk e di kush i nxjerrë. Të ulet qejfi i pjesmarrjes, mbushesh me energji negative. Në festival kemi një grup ku flasim, i bëra skip kur nisnin këto lajme. Nuk mendoj që bëhën keto pazare në tavolinë’- tha Gigliola.
Gjatë bisedës u ndje shumë pritshmëria e madhe e Inisit për fitore sa Ermali e pyet se si do ndiheshe nëse nuk do jetë ajo triumfuesja. Duke qeshur tha se do lotonte duke shtuar:
‘Për hajër, s’fitojmë ketu fitojme kompeticione jashtë shtetit’.