Nëse ndiqni këto këshilla, manikyri do të qëndrojë më gjatë në thonjtë tuaj

schedule19:23 - 15 Qershor, 2022

schedule 19:23 - 15 Qershor, 2022

Manikyrët dhe pedikyrët mund të zgjasin më shumë nëse tregoni kujdesin e duhur. Mjafton që të ndiqni disa këshilla të thjeshta.

Aplikoni pak vaj në kutikulat

Mos harroni të aplikoni 2-3 herë në javë pak vaj për thonjtë pasi i forcon ato.

Përdorni fillimisht uthull të bardhë

Përpara se të filloni manikyrin ose pedikyrin, aplikoni pak uthull të bardhë në thonjtë tuaj me pak pambuk. Jo vetëm që do të hiqni çdo papastërti por do t’i bëni thonjtë dhe më të lëmuar, duke krijuar bazën perfekte për ngjyrën që do të aplikoni.

Përdorni krem ​​kundër diellit

Kremin kundër diellit që përdorni për trupin apo fytyrën mund ta përdorni edhe tek thonjtë e lyer, sepse krijon një shtresë mbrojtëse sipër.

Aplikoni shtresën e sipërme ndërsa manikyri nuk është tharë ende

Sekreti qëndron te aplikimi i shtresës së sipërme ndërsa manikyri nuk është tharë ende mirë. Në këtë mënyrë, manikyri do të qëndrojë më gjatë.

Nuk ka ujë të nxehtë

Nëse është e mundur, kini kujdes që të mos bini në kontakt me ujin e nxehtë për 12 orë pas lyerjes së thonjve. Nxehtësia e ujit e dobëson shpejt manikyrin, duke bërë që të fshihet më shpejt. /abcnews.al