Nëse ndaloni papritmas kafenë, mund t’ju ndodhin këto ndryshime drastike

schedule14:52 - 29 Janar, 2022

schedule 14:52 - 29 Janar, 2022

Nëse kërkoni të reduktoni marrjen e kafesë, ekspertët rekomandojnë që ta bëni këtë gradualisht dhe t’i jepni kohë vetes për ndryshimet. Trupi ynë bëhet i varur nga kafeja dhe eliminimi i saj mund të shkaktojë disa simptoma të pakëndshme. Por çfarë ndodh nëse e ndërprisni papritmas pirjen e kafesë?

Mund të keni dhimbje koke

Kur papritmas vendosni të hiqni dorë nga kafeja, kjo shkakton hapjen e enëve të gjakut, gjë që rrit rrjedhjen e gjakut në tru. Trupi mund të reagojë ndaj këtij ndryshimi të papritur në rrjedhën e gjakut duke shkaktuar dhimbje koke që zgjasin derisa truri përshtatet me rritjen e rrjedhës së gjakut.

Mund të ndiheni më të shqetësuar

Sado kontradiktore të tingëllojë, heqja dorë nga kafeja në fakt mund t’ju bëjë edhe më nervozë. Edhe pse kafeina mund t’ju bëjë të ndiheni nervoz, trupi juaj bëhet i varur mendërisht dhe fizikisht prej saj. Nëse papritmas ndaloni së piri kafe, mund të ndiheni të shqetësuar dhe të stresuar.

Mund të ndikojë në lëkurën tuaj

Ankthi mund t’ju bëjë që të djersiteni dhe zemra të rrahë shumë më shpejt dhe nuk është e mirë as për lëkurën tuaj. Kjo për shkak se nxit prodhimin e kortizolit, i njohur gjithashtu si hormoni i stresit, i cili ndikon në poret e lëkurës dhe shkakton një rritje të prodhimit të yndyrës. Kjo, nga ana tjetër, mund të çojë në bllokim të poreve, pika të zeza dhe lëkurë që duket e yndyrshme.

Mund të keni marramendje

Nëse jeni një adhurues i kafesë, një filxhan në mëngjes do t’ju bëjë të ndiheni më energjik. Por kur merrni vendimin për ta ndaluar pirjen papritmad, trupit i duhet kohë për t’u përshtatur me këto ndryshime dhe mund të përjetoni marramendje. Këto simptoma zakonisht zgjasin deri në 9 ditë dhe duhet kohë që trupi juaj të mësohet me ndryshimin.

Mund ta keni më të vështirë të përqendroheni

Përveçse ju ndihmon të zgjoheni në mëngjes, kafeja mund të përmirësojë fokusin tuaj përpara një provimi ose një dite të lodhshme në punë. Kafeina rrit nivelin e adrenalinës, duke shkaktuar një rritje të presionit të gjakut dhe gjithashtu stimulon trurin. Kur nuk merrni kafeinë, në fillim do të keni probleme me përqendrimin. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!