Gianni de Biasi beson se nëse Shqipëria kalon Poloninë në ndeshjen e parë play off për Botërorin, ka shanse të fitojmë në ndeshjen e fundit, ndaj Ukrainës dhe Suedisë.
Ish trajneri i kombëtares, në një intervistë për emisionin “Real Story” në ABC News, de Biasi u shpreh se nuk ka ambicie të drejtojë Shqipërinë.
Sokol Balla: Duhet të mundim Poloninë në Varshavë që duket shumë e vështirë, nëse kalojmë duhet të mundim Ukrainën ose Suedinë që ka dy sulmuesit më të shtrenjtë të Premier Leagues sot.
Gianni de Biasi: Suedinë e kam mund edhe unë me Azerbaixhanin 3-0. Besoj se janë dy ndeshje shumë të vështira, kam përshtypjen që ai ‘djaloshi I vogël’ që ka Barcelona përpara të mos jetë në momentin më të mirë të tij, por do ta luajmë dhe mund të luajmë edhe si të barabartë edhe pse luajmë në fushën e tyre, më pas është për të parë kush kualifikohet. Nëse kalojmë Poloninë, do ta kalojmë edhe të dytën, por duhet të mbërrijmë mirë deri në mars, të mos kemi dëmtime, kemi shanse të mëdha.
Sokol Balla: Unë mendoj që sa herë ti vjen në një eveniment, dhe vjen gjithmonë i ftuar nga Federata, si ndihet Sylvinho mendoni ju sa herë ju sheh? Edhe ai ka ngritur një skudër shumë të mirë.
Gianni de Biasi: Sokol, unë nuk kam asnjë ambicie për të drejtuar sërish Shqipërinë, nëse vij këtu, vi për miqtë e mi, presidentin e FSHF, ju jeni miku im, të gjithë që unë kam patur mundësinë të njoh në këto 5 vite e gjysmë. Unë nuk kam asnjë zili, nuk kam asnjë interes, ai ka bërë pikërisht atë që bëra unë, e coi skuadrën në Europian, tani është duke provuar për ta cuar në Botëror, dhe për ne shpresoj që t’ia dalë. Do të jem më shumë se sa i lumtur, madje nuk kam zili fare. Do të jem shumë i lumtur.
Sokol Balla: Ti je në rolin e babait shpirtëror të futbollit shqiptar, por po thoja si mendoni se ndjehet një trajner që ka patur po aq sukses sa ju, po nuk ka qenë i pari. Nuk mendoj se Sylvinho i druhet një rrokade, po ndoshta ndjen pak hijen tuaj.
Gianni de Biasi: Unë jam i bindur që ai nuk e ndjen hijen time. Është më i ri se unë, ka gjithë rrugën përpara, dhe unë i uroj që ta ketë sa më shumë fushore se sa malore. Duhet të marrë kënaqësinë më të madhe, është një person i aftë, si kur ishte lojtar por edhe tani si trajner. Edhe ai është duke përjetuar dicka që nuk e imagjinonte, e shpresonte, por nuk e imagjinonte. Është një trajner që është krenar për punën që ka bërë dhe mund të ecë me kokën lart. Kam ngritur dolli edhe me kryeministrin edhe me Sylvinhon, ishte dicka shumë e bukur, sa i përket mbarësive që kanë ndodhur me ekipin kombëtar.
Sokol Balla: Ti the vetë se Sylvinho është një trajner që ka krijuar identitetin e tij, edhe me Kombëtaren tonë, por a mund të krijojë dot identitetin vetë futbolli ynë. Ai bazohet në djem të talentuar që vijnë nga diaspora dhe shumë pak prej tyre prej skuadrave brenda Shqipërisë. Lojtarët cilësorë numërohen me gishtat e njërës dorë. Ata që sot luajnë me Kombëtaren, si Muca apo ndonjë tjetër.
Gianni de Biasi: Të themi se kampionati shqiptar nuk është se është në një nivel me ato që luajnë jashtë. e kështu duhet të themi se ne trajnerët kërkojmë të marrim më të mirët, e bën Italia që luan me lojtarë të ekipeve të standardeve të larta. Një kohë Italia e bënte me lojtarë që ishin brenda ekipeve, por të hapësh horizontet dhe të shikosh përtej kopshtit sepse mund të vijnë edhe mundësi të reja.
Sokol Balla: Pamë shembullin e Italisë, Spaletti dështoi me Kombëtare, ndërkohë që Gatusso pati shumë sukses.
Gianni de Biasi: Besoj se diferenca është se Gatusso deri tani ka patur gjithmonë skuadra të niveleve të mesme, por tashmë gjeti Italinë që u mund edhe nga Novergjia. Bëhet më e vështirë për trajnerin mund të jesh motivuesi më I madh por diferencën e bëjnë lojtarët me kualitet, sa më shumë t’i kesh aq më shumë do bësh diferencën. Besoj se sot në Itali kemi një Kombëtare interesante sepse kemi një portier të mirë, të fortë, mbrojtës të mirë. I kemi lojtarët por kur i bashkojmë bashkë nuk arrijmë që të marrim produktin e cilësisë prej tyre. Është i mirë Spaletti për lojtarët e klubeve, por kur pash rezultatet me Italinë, me ata lojtarë që ka mund të bëjë më mirë.
Sokol Balla: Mendoni si do ishte një Botëror me Shqipërinë, por pa Italinë
Gianni de Biasi: Nuk do kisha siklet fare për kë do të bëja tifo. Do të ishte diçka e jashtëzakonshme, por do të ishte një katastrofë e madhe për ne që Italia tre herë të ishte jashtë Botërorit, shpresoj së Rino të na çojë në Botëror./abcnews.al

