“Nëse janë 400 milionë euro për inceneratorët, dorëhiqem, Tabaku: Koha që të mbahet fjala

schedule21:29 - 7 Korrik, 2020

schedule 21:29 - 7 Korrik, 2020

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka reaguar pas një investigmi të realizuar nga BIRN lidhur me shkeljet e bëra nga qeveria për dhënien e koncesionit të përpunimit të mbetjeve për inceneratorin të Tiranës, me një vlerë totale ndërtimi prej 430 milionë eurove.

Duke publikuar një video ku kujton fjalët e Ramës në Parlament, Tabaku shkruan se ka ardhur koha që kryeministri të mbajë fjalën dhe të japë dorëheqjen.

Nga sa duket edhe në video, Rama ka thënë në Kuvend se nëse totali i vlerës kap 400 milionë euro, ai vetë do japë dorëheqjen.

Postimi i plotë:

“Ka ardhur koha të mbajë një herë të vetme fjalën, të japë dorëheqjen! E ka thënë vetë me zë dhe figurë!👇”