Të gjithë e dimë se sa i rëndësishëm është një mëngjes i mirë për shëndetin tonë si dhe për energjinë që na siguron për ditën por shumë nuk e dinë se ka disa opsione që “fajësohen” për rritjen e sheqerit në gjak, nivelet e kolesterolit dhe sëmundjet kardiovaskulare.
Kequshqyerja është përgjegjëse për më shumë vdekje në mbarë botën se çdo rrezik tjetër për shëndetin, duke përfshirë duhanin, sipas një studimi. Shumë studime të tjera kanë treguar gjithashtu se një dietë me cilësi të mirë mund të rrisë jetëgjatësinë.
Në fakt, një dietë e shëndetshme mund të zgjasë jetëgjatësinë me gjashtë deri në shtatë vjet tek të rriturit e moshës së mesme dhe te të rinjtë mund të zgjasë jetëgjatësinë me rreth dhjetë vjet.
Koha e mëngjesit
Mëngjesi është një vakt shumë i rëndësishëm. Konkretisht, ngrënia e mëngjesit në orën 7 mund të rrisë jetëgjatësinë tuaj. Nëse nuk hani deri në 10 të mëngjesit, ky zakon është i dëmshëm për shëndetin. Ngrënia e një mëngjesi të ekuilibruar ndihmon në rritjen e energjisë, si dhe proteinave dhe kalciumit që trupi ynë përdor gjatë gjithë natës.
Studimi
Studiuesit nga Universiteti i qytetit të Nju Jorkut ndoqën më shumë se 34,000 amerikanë mbi moshën 40 vjeç për disa dekada. Pjesëmarrësit regjistruan kohën që hëngrën dhe shkencëtarët i lidhën ato me shkallën e vdekjes gjatë studimit.
Rezultatet treguan se ata që hanin mëngjes ndërmjet orës 6 dhe 7 kishin 6% më pak gjasa të vdisnin para kohe nga sëmundje të rënda si sëmundjet e zemrës ose kanceri sesa ata që hanin mëngjes rregullisht në orën 08:00.
Gjithashtu, ata që hëngrën mëngjes më vonë prodhonin më pak insulinë dhe rritën nivelet e glukozës në gjak – duke çuar në diabet, obezitet dhe sëmundje të zemrës. /abcnews.al