Nëse furça e dhëmbëve duket kështu, duhet të merrni masa menjëherë

schedule17:16 - 4 Prill, 2022

schedule 17:16 - 4 Prill, 2022

Edhe pse mund të jeni të kujdesshëm në lidhje me higjienën orale, duhet të keni parasysh se kujdesi për dhëmbët përfshin dhe ndërrimin e rregullt të furçës. Nëse përdorni një furçë dhëmbësh që nuk është adekuate për ju, rritet mundësia e kariesit dhe prishjes së dhëmbëve.

Sa shpesh duhet ndërruar furça e dhëmbëve?

Gjëja e parë që duhet t’i kushtoni vëmendje janë fijet e furçës. Nëse vëreni se kanë humbur ngurtësinë apo ngjyrën, ky është treguesi i parë duhet ta hidhni sa më shpejt. Një faktor tjetër i rëndësishëm është grumbullimi i pastës midis fijeve. Kjo tregon se ka baktere në furçë.

Një tjetër tregues i rëndësishëm është dhe nëse fijet bien dhe konsumohen shpejt. Dentistët vlerësojnë se duhet të përdorni një furçë mesatarisht për maksimumi 3 muaj. Ekspertët këshillojnë që pasi fërkoni dhëmbët, të lani mirë furçën në ujë të rrjedhshëm.

Kjo heq bakteret që keni transferuar nga goja në furçë, si dhe pjesën tjetër të pastës së dhëmbëve. Në rast se keni qenë i sëmurë, do të ishte mirë të blini një furçë dhëmbësh të re më pas për të zvogëluar rrezikun për t’u sëmurur përsëri.

Mos prisni që furça juaj të vjetrohet dhe të konsumohet për ta zëvendësuar atë. Një furçë dhëmbësh e konsumuar nuk do të largojë bakteret dhe mbetjet ushqimore nga dhëmbët tuaj, prandaj duhet ta ndërroni furçën e dhëmbëve çdo tre muaj. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!