Ndoshta tingëllon shumë e çuditshme, por njerëzit që flasin me veten janë gjeni. Në një studim, psikologët Daniel Swigley dhe Gary Lupian shpjeguan se sa e dobishme është, si dhe se njerëzit më të zgjuar flisnin rregullisht me veten. Për shembull, Albert Ajnshtajni thuhet se shpesh përsëriste disa fjali në heshtje.
Nëse flisni me veten, kjo tregon se keni vetëbesim, se keni përvojë në jetë dhe jeni të vetëdijshëm se mund të mbështeteni tek vetja për të kuptuar se çfarë është më e mira për ju, çfarë keni nevojë, pohojnë psikologët. Këto janë avantazhet e të folurit me veten sipas studimit të psikologëve të përmendur:
Truri punon më mirë
Në një eksperiment, psikologët kërkuan 20 vullnetarë të shkonin në market. Ata u thanë se çfarë të blinin. Në pjesën e parë të eksperimentit, pjesëmarrësit ishin të detyruar ta kryenin detyrën në heshtje, ndërsa në pjesën e dytë përsërisnin me zë atë që duhej të blinin. Doli se duke përsëritur me zë të lartë, ata arritën të mësonin përmendësh më shumë artikuj.
Psikologët thonë se kjo metodë ndihmon vetëm nëse bëhet fjalë për objekte që njihen nga më parë. Për shembull, ju e dini se një banane është e verdhë dhe ka një formë të caktuar, dhe përsëritja aktivizon vizualizimin në tru. Por nëse po përsëritni diçka që as nuk mund ta imagjinoni, atëherë kjo vetëm mund t’ju ngadalësojë dhe ju hutojë.
Mendimet janë të organizuara
Nëse i thoni problemet tuaja me zë të lartë dhe dëgjoni veten do t’ju qetësojë nervat, pohojnë psikologët. Ndihmon edhe në marrjen e vendimeve të rëndësishme dhe të vështira ose në sqarimin e ndonjë situate problematike në jetë.
Është më e lehtë për të arritur qëllimin
Bërja e një liste qëllimesh dhe përpjekja për t’i arritur ato në këtë mënyrë mund të jetë një sfidë e vështirë. Një metodë shumë më e mirë është përsëritja. Në këtë mënyrë, rruga drejt tyre do të jetë më e lehtë, më e qetë dhe do të trembeni më pak kur të hasni në një problem gjatë rrugës. Psikologët thonë se përsëritja me zë përqendrohet shumë më mirë te qëllimi, kontrollon më mirë emocionet dhe është më e lehtë të vazhdosh përpara kur has një pengesë. /abcnews.al